E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët e Interit në delir, kontestohet vetëm Baloteli

Festa

Pasi u rezistuan sulmeve të Barcelonës, Zhoze Murinjo dhe Interi e pritën me kënaqësi mësymjen e afro 5000 tifozëve zikaltër të pranishëm në Malpensa, për të festuar rikthimin në finalen e Champions League pas plot 38 vitesh. Salla e mbërritjes së aeroportit ishte shndërruar në një tribunë stadiumi, me mbështetësit që u dedikuan kore të gjithë futbollistëve, përveç Mario Balotelit: sulmuesi mori një dozë të mirë fërshëllimash dhe ofendimesh. Me festën e improvizuar sapo skuadra zbriti nga aeroplani, tifozët iu përgjigjën ftesës së Murinjos, që gjatë deklaratës pas sfidës në “Kamp Nou” i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm për të përshëndetur ekipin. “Mirë se erdhët heronj”, lexohej në një parullë të madhe, duke përdorur të njëjtin vlerësim që tekniku portugez përdori për lojtarët. Entuziazmi i turmës u transformua në delir në orën 02.28 të mëngjesit pas uljes së avionit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›