Reali çmendet për Murinjon, gati divorci nga Pelegrini
Zhoze Murinjo është shndërruar në heroin e tifozëve të Realit të Madridit. Pas ndeshjes në “Kamp Nou”, ku Barcelona u eliminua, qindra tifozë të kryeqytetit spanjoll kanë dalë në sheshe për të festuar dështimin e rivalëve të urryer. Ndërkohë, i gjithë opinioni sportiv është i bindur se kjo ishte fitorja e Murinjos, i cili u shfaq edhe një herë si një mjeshtër i taktikës dhe u tregua shumë i zoti në mbrojtjen e avantazhit 3-1 të takimit të parë. Tashmë, kuotimet e portugezit, për postin e trajnerit në “Bernabeu” janë rritur në mënyrë të dukshme. Në Madrid janë thuajse të sigurt për emërimin e Murinjos te “merengues”. Kjo, edhe sepse pas ndeshjes tekniku luzitan deklaroi: “Gjithsesi, vitin e ardhshëm do të ndeshem sërish me Barçën…”. Ndërkohë, nga Spanja vijnë lajmet se drejtuesit e Realit po negociojnë prishjen me “mirëkuptim” të kontratës me trajnerin Manuel Pelegrini në fund të sezonit.
#