LSI, Meta: Berisha-Rama miratoni tani 3 ligjet e integrimit! Të marrim statusin brenda vitit
TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i bëri thirrje sot krerëve të dy partive të mëdha, Berisha e Rama si dhe deputetëve të parlamentit që të votojnë 3 ligjet e cilësuara, si ligjet e integrimit para shperndarjes se parlamentit.
Sipas Metës, miratimi i ligjeve do të lejonte marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.
“Të bëjmë të mundur që këto 3 ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të sesionit parlamentar, në mënyrë që vendi të sigurojë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Nëse nuk tregohet vullnet, çështja e miratimit të këtyre 3 akteve mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për parlamentin e ri dhe pak shance që vendi të fitojë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti”, u shpreh Meta gjate nje konference per shtyp sot pasdite.
Meta tha se me miratimin e rregullores së re të parlamentit do të bënte të mundur që parlamenti i ri i paszgjedhjeve të 23 qershorit të fillonte punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira.
Kreu i LSI theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, pasi sipas tij, ligji aktual lejon shumë hapësira për hakmarrje politike.
Lidhur me ligjin për Gjykatën e Lartë, kreu i LSI-së tha se është i rëndësishëm miratimi i këtij ligji, nisur edhe nga disa emërime të nxituara në Gjykata kohët e fundit, që ngjajnë më shumë me karakter partiak se lëvizje që synojnë forcimin pavarësisë së gjyqësorit.
(d.b/BalkanWeb)