E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët kuq e zi protestë në mbështetje të Kosovës

TIRANË- Të mbledhur përmes rrjetit social facebook në internet, tifozët kuq e zi kanë protestuar lidhur me zhvillimet me të fundit në Kosove.

Me posterin e policit kosovar të vrarë, ata përshkuan në këmbë rrugën nga piramida deri te sheshi ‘Nënë Tereza’.

Të mbuluar nga flamuri kombëtar kuq e zi dhe nën thirrjet ‘Shqipëria është një, Shqipëri etnike’, ata kanë shprehur solidaritet për familjen e policit Enver Zymberi, të rënë në krye të detyrës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›