E Diel, 1 Nëntor 2026

Lambrinidis: Nacionalizmi në Shqipëri, shqetësues

ATHINË- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis i tërhoqi vëmendjen Shqipërisë për sjelljen dhe qëndrimin ndaj pakicave greke.

Gjatë një raportimi në komisionin e jashtëm parlamentar, shefi i diplomacisë greke, Lambrinidis shprehu shqetësimin se sipas tij, "rritja e nacionalizmit në Shqipëri, i drejtuar në mënyrë sistematike kundër minoritetit kombëtar grek dëmton marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke shkaktuar shqetësim të arsyeshëm dhe legjitim”.

Në vijim të deklaratave të tij ministri i jashtëm grek tha se “i kemi bërë të qartë palës shqiptare se statusi i pakicave është një barometër i marrëdhënieve tona."

Nga ana tjetër ai tha se "në Shqipëri, kriza politike po mban peng kursin e evropianizimit të vendit”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›