E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, zjarri rrezikon banesat, kërkohet ndihmë nga Gjirokastra

DELVINË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme rreth orës 17:00, në fshatin Vergo të Delvinës.

Mësohet se era po ndihmon përhapjen e shpejtë të flakëve, i cili ka përfshirë kullotat përrreth, duke djegur vreshta dhe pemë frutore, ndërkohë që po nxit përparimin e tij drejt banesave.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se flakët rrezikojnë banesat, të cilat ndodhen 70-80 metra larg nga vatra e zjarrit.

Banorët janë mobilizuar dhe po bëjnë të pamundurën për të shuar flakët dhe për të shpëtuar pasuritë e tyre.

Mësohet se katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilat po përpiqen të shuajnë zjarrin, ndërkohë që është kërkuar ndihmë edhe nga Gjirokastra dhe pritet ardhja e zjarrfikësve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›