E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, zjarr në afërsi të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës

KORCË- Dy vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korcës, duke rrezikuar seriozisht këtë të fundit dhe lokalet e vendosura në afërsi të tij.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe 2 zjarrfikëse, të cilat kanë bërë lokalizimin e zjarrit, i cili i favorizuar edhe nga moti i nxehtë përhapej me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të tëra me kullota dhe shkurre.

Sipas burimeve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, tymi ka deportuar në ambjentet e tij, ndërsa ka përhapur edhe panik tek të burgosurit.

Sipas policisë ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›