MASH: 30 korriku afati i fundit i dorëzimit të A-2
TIRANË- Ministria e Arsimit ka lajmëruar të gjithë maturantët që brenda datës 30 korrik të dorëzojnë formularin A-2, pasi ky do jetë dhe afati i fundit.
Ndërkohë regjistrimi i maturantëve do të nisë me 12 shtator, pas shpalljes së listës paraprake të fituesve më 11 shtator.
Regjistrimi i studentëve fitues për studimet me kohë të plotë do të bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në Formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria.
Sipas udhëzimit, regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit për vitin e ri akademik do të kryehet në dy faza..
Në raundin e parë të pranimit aplikimi do të bëhet nëpërmjet formularit A2. Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar, aplikimi do të bëhet me Formularin A3.
Udhëzimi i ministrisë e vë theksin në respektimn e afateve të regjistrimit dhe procedurave të tjera të aplikimit për student.
Ata duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit ku janë shpallur fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 12 shtator deri në datën 18 shtator, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
Ndërsa, regjistrimet përfundimtare të kandidatëve të rinj do të kryhen nga data 26-30 shtator
(atsh/BalkanWeb)