Tifozët slloven organizohen për në Shkodër

Albania-Sport - Pritet ardhja e një numri të madh të tifozëve slloven në Loro Borici në ndeshjen e vlefshme për Euro-2008 Shqipëri - Slloveni. Federata Slloevene e Futbollit ka paraqitur planin e udhëtimit të tifozëve për në Shqipëri. Ata do të vijnë në dy mënyra : nëpërmjet rrugës ajrore në Tiranë dhe asaj tokësore nëpërjmët Malit të Zi. Ata tifoz të cilët do të vijnë nëpërmjet rrugës ajrore do të arrijnë dy ditë para ndeshjes dhe do të vendosen në hotelet e Tiranës me 5 yje. Kurse sa i përket organzimit të tifozëve shqiptar akoma nuk ka ndonjë informacion prej tyre.