E Diel, 1 Nëntor 2026

Totenhemi ,Bajeri, Osasuna dhe Verderi në çerekfinale të Kupës UEFA - ( video )

Albania-Sport - Totenhemi, Osasuna, Verderi dhe Bajer janë skuadrat e para cerekfinaliste të Kupës së UEFA-s. Në ndeshjet e kthimit të zhvilluara sonte, këto skuadra kanë qenë më të suksesshme se sa rivalët e tyre, duke kaluar me plotë meritë në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij aktiviteti. Bajer Leverkuseni ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës franceze, Lens, 3:0, me golat e shënuar nga Voronin, Barbarez dhe Zhuan. Edhe skuadra tjetër gjermane, Verder Bremen ka kaluar në cerekfinale pa ndonjë problem të madh, duke e mposhtur Seltën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Almeida dhe Fritc. Rezultatet: Totenhem - Braga 3:2 Bajer L. - Lens 3:0 Osasuna - Gllazgou Rejnxhers 1:0 Verder - Selta 2:0 Totenhem - Braga 3:2
Bajer L - Lens 3:0 Verder - Celta 2:0 Osasuna - Renxhers 1:0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›