E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët sulmojnë autobusin e Algjerisë

Autobusi që po transportonte kombëtaren e Algjerisë është sulmuar me gurë nga një grup prej rreth 200 të rinjsh pak pas mbërritjes në Kajro, ku do të përballej me Egjiptin për eliminatoret e Botërorit 2010. Tre lojtarët algjerianë, Haliçe, Saifi dhe Lemouçia, kanë mbetur të dëmtuar. Njëri prej tyre është shtruar në spital. Kjo ka rritur tensionet mes dy shteteve që kanë reaguar ashpër. Algjeria ka kërkuar pezullimin e ndeshjes kundër Egjiptit dhe organizimin e saj në një fushë asnjanëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›