Toni, falje tifozëve dhe sulmon Van Galin
Sulmuesi italian, Luka Toni, u ka kërkuar falje tifozëve bavarezë për sjelljen e së shtunës pas ndeshjes kundër Shalkes: "Do të doja të theksoja se u kërkoj falje shokëve të skuadrës, klubit dhe të gjithë tifozëve, shprehet Toni. Sjellja ime ishte impulsive". Por sulmuesi i Bajernit nuk kursen një ironi të rëndë ndaj Luis Van Galit: "Megjithatë, më duhet të saktësoj se një reagimi i tillë është stimuluar nga përkeqësimi gjatë këtyre katër muajve i marrëdhënieve dhe mosmarrëveshjet me trajnerin aktual".