Tigana largohet nga Bordeaux

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 19:30
Jean Tigana është larguar nga posti i trajnerit të Bordeaux, pas humbjes 4-0 nga Sochaux, të shtunën.
Tigana mori drejtimin e skuadrës nga Ligue 1, pas largimit të Laurent Blancut, i cili zëvendësoi Raymond Domenechun si selektor i Francës në maj të vitit 2010.55-vjeçari ka udhëhequr Bordeauxin drejt pozitës së nëntë në Ligue 1, 18 pikë prapa liderit aktual, Lille.
Ai ka thënë se vendimi për t’u larguar erdhi pas fyerjeve që i janë bërë vajzës së tij. “Vajza ime u fye në stadium. Ishte një mbrëmje e tmerrshme dhe këtu përfundon aventura ime me Bordeaux”, tha Tigana.