E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNDSH: Moisiu përkrah Konfederatën

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 18:19

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu me rastin e vizitës së tij në Kosovë ka bërë mirë që jo vetëm në një rast e ka parë të arsyeshme që të flasë për çështjen e integrimeve shqiptare në Ballkan, temë kjo me të cilën jo shumë politikanë parapëlqejnë të merren, duke anashkaluar e shpesh harruar se, marrja me këtë çështje është e drejtë, obligim dhe përgjegjësi qytetare.

Për më shumë Partia Nacionale Demokratike Shqiptare përshëndet posaçërisht konstatimin e konkretizuar të ish-presidentit Moisiu me rastin e një interviste dhënë agjencisë së pavarur të lajmeve Kosovapress dhe transmetuar nga mediat e tjera, se integrimet duhet të bëhen në mënyrë të konfederatës.

Konfederata Shqipëri - Kosovë është projekt-propozim të cilën tash më e ka shpalosur PNDSh-ja me rastin e nëntëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të saj, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›