E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiger Woods i rikthehet lojës së golfit

TIRANE-Ylli i golfit, Tiger Woods do ti rikthehet lojës së golfit pas kaq muaj ndërprereje që pas skandaleve seksuale që u bënë publike muajt e fundit.
Golfisti mbërriti dje në Augusta ku do të përgatitet për turneun e parë të Masters.

"është pikërisht vendi ku unë jam mësuar ta shoh atë," tha golfisti Paul Casey për Associated Press.

Dita e sotme është parashikuar që Woods të luajë për nxemje. Një raund do të jetë më Fred Couples si dhe me dy golfsitë të tjerë. Pritet gjithashtu që ai ti përgjigjet medias në një konferencë për shtyp.

Por, miqtë e tij golfsitë shprehen se konferenca do të ketë pyetje vetëm për golfin dhe se ëood nuk do të përgjigjet kundrejt asnjë pyetjeje që ka të bëjë me jetën e tij intime.

Ndërkohë nuk mungojnë dhe urimet për rikthimin e Woods. Golfisti Mark O'Meara I tha BBC se është I kënaqur që Woods u rikthye. "Ai vërtet ka bërë një gabim, por i mori përgjegjësitë për to”, shtoi O’Meara.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›