"Satelite per drogen e Lazaratit"
Gjirokaster- Lazarati eshte kthyer ne nje "njolle te zeze" per Shqiperine, qe mund te rrezikoje edhe liberalizimin e vizave. Por objektivi me i fundit i qeverise dhe Ministrise se Brendshme ka hedhur ne aksion Policine e Shtetit per ta zhdukur nje here e mirte nga harta e kultivimit dhe trafikut kete fshat qe per 20 vjet ka qene pothuajse nje shtet me vete. Kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, ka paralajmeruar vartesit gjate vizites se djeshme ne Gjirokaster per analizen 3-mujore, se ky fenomen, "Hashashi i Lazaratit", i ka kushtuar shtrenjte Shqiperise dhe se ai nuk do lejonte qe vetem nje fshat te penalizonte te gjithe shqiptaret per te mos perfituar liberalizim vizash. "Jam i gatshem qe si drejtor i Policise se Shtetit t'ju ndihmoj me te gjithe logjistiken e nevojshme per zbulimin e droges, qofte edhe me satelite", ka thene nder te tjera Burgaj. Kritikat me te ashpra kane qene per rezultatet e dobeta ne drejtim te parandalimit te dukurise, kultivimit te hashashit dhe kete fakt e tregojne sasite e medha te kapura ne tentative trafikimi qe brenda tre muajve te pare shkojne ne disa tone marihuane Lazarati.
Amaliza
Rreth ores 09:00 te dites se djeshme, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit mori pjese ne analizen e perbashket tre mujore qe zhvilluan Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster si dhe Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin e ketij qarku. Fillimisht ka folur kryepolici ne qark, Emri Vata, i cili ka bere nje pasqyrim te rezultateve, por edhe te mangesive te punes se efektivave, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ku ka rezultuar se. "Veprat penale jane ulur me 5 per qind dhe eshte rritur forca zbuluese dhe goditese e policise me 7 per qind. Prioriteti yne eshte goditja e trafikut te droges dhe kultivimi i lendeve narkotike", tha Vata. Policia e Gjirokastres ka zhvilluar ne keto tre muaj 6 operacione te koduara per goditjen e trafikut te lendeve narkotike, duke bere te mundur sekuestrimin e rreth 1,5 tone marihuane, si dhe jane arrestuar ne flagrance 10 autore te dyshuar. Per menaxhimin e kufijve ka folur Drejtues Eduart Caka, i cili vuri ne dukje arritjen e standardeve per kontrollin e integruar te kufijve, si dhe bashkepunimin me homologet.
Kryepolici
Ne kete analize ka folur edhe kryepolici Hysni Burgaj, i cili ka vleresuar operacionet dhe rezultatet e sekuestrimit te narkotikeve ne trafik e siper. "Por kerkoj nga ju me shume impenjim, angazhim dhe rritje te forces goditese kunder trafikut te bimeve narkotike. Do ju mbeshtes me te gjitha menyrat, me mjete logjistike, si kamera nate dhe termike, me forca speciale, me automjete per zonat malore, me gjithcka qe ju nevojitet, deri tek kontrolli me satelit, vetem e vetem qe gjithe sasia e droges qe eshte prodhuar ne Lazarat vitet e kaluara te sekuestrohet nga policia", u shpreh Burgaj. Me tej ai kerkoi nje plan te perbashket masash me Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionin Gjirokaster, e policine e Vlores, me detyra konkrete per te bere te mundur kontrollin me te mire te territorit. Drejtori i Pergjithshem eshte shprehur me tone te ashpra per zbatimin e planit per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike. "Komuna Lazarat, apo ndonje komune a fshat tjeter ne cdo cep te Shqiperise, s'do mund te mbajne peng Shqiperine per liberalizimin e vizave", paralajmeroi ai. Me tej ai shprehu mbeshtetjen mbeshtetjen e plote te Kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem per te nderhyre ne cdo cep te territorit.
Sateliti
Nepermjet satelitit, drejtori Hysni Burgaj tha se mund te evidentohen te gjitha parcelat qe kultivohen me bime narkotike ku mbi bazen e ketyre filmimeve te nderhyhet ne cdo cep te qarkut te Gjirokastres. Gjithashtu ai kerkoi nga efektivet qe te zbatojne me rigorozitet kodin e etikes dhe te sjelljes me qytetaret.