Kondakci levizte lirshem ne Shqiperi
Tirane-Kengetarja e njohur e muzikes se lehte, Liljana Kondakci, levizte lirshem vetem ne Shqiperi. Policia italiane kishte leshuar nje urdher arresti nderkombetar per kengetaren vetem ne vendet e zones Shengen, ndaj ne Shqiperi, ajo nuk ishte ne kerkim. Pas arrestimit dhe lirimit ne Itali, ne vitin 2006, si e dyshuar per drejtimin e nje rrjeti te trafikut te droges, Kondakci ka qendruar ne atdhe pas asnje problem dhe e parrezikuar. Dy dite me pare ajo u arrestua ne Selanik, nga forcat e policise greke, per llogari te policise italiane. Arrestimi i 58-vjecares, u krye ne nje banese te marre me qera ne qytetin helen, ku ajo qendronte bashke me te afermit e saj. Pas rihapjes se hetimeve, ne vitin 2008, prokuroria italiane, kerkoi denimin e artistes shqiptare, me 2 vjet e 8 muaj burg. Por ky urdher nuk u zbatua, pasi kengetarja ishte larguar nga Italia.