Kontrolli gjate Pashkes, dy shqiptare kapen me droge ne nje zone turistike
Itali-Pushimet per festen e Pashkes, nuk kane kaluar ne heshtje per policine italiane. Gjate nje kontrolli te befasishem ne zonen bregdetare te Ostias, ne saje te operacionit te koduar "Kontrolli i Pashkeve", eshte bere i mundur arrestimi i disa personave, shperndares te lendeve narkotike. Sipas mediave italiane, dy shqiptare dhe dy te tjere te huaj u arrestuan, pasi u kapen me disa doza kokaine. Sipas te dhenave te policise, dy shqiptaret M.A dhe S.E. te dy 30 vjec, njiheshin si persona me precedent penale. Arrestimet u kryen nga karabinieria e Ostias, gjate mbremjes se te shtunes, duke u gdhire dita e diele. Sipas policise italiane, dy shqiptaret u kapen ne nje lokal, pasi iu gjeten dhe sekuestruan disa doza me lende narkotike te llojit kokaine. Mbi ta do te rendoje akuza e posedimit te lendes narkotike, me qellim shitjen dhe shperndarjen e saj. Sikurse behet e ditur, pas arrestimit, policia ka ushtruar kontroll dhe ne banesat e tyre ne zonen Bocea. Nga ky kontroll policia zbuloi se banesa e njerit prej te arrestuarve ishte kthyer ne nje laborator per pergatitjen e dozave te droges. Aty u gjet nje sasi kanabis sativa, nje sasi parash te fituara nga shitja e droges, si dhe disa mjete te nevojshme per presimin e lendes narkotike dhe paketimin e saj ne pasha te caktuara. Sezoni pranveror sjell edhe nje numer te madh turistesh ne zonen bregdetare te Ostias ne Itali, gje qe shton edhe kontrollet policore, per sigurimin e qetesise se banoreve dhe turisteve te shumte.
Arrestimi
Dy shqiptare M.A dhe S.E, u kapen ne nje lokal, pasi iu gjeten dhe sekuestruan disa doza me lende narkotike te llojit kokaine. Mbi ta do te rendoje akuza e posedimit te lendes narkotike, me qellim shitjen dhe shperndarjen e saj.