E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo mendon për rikthimin e Ujkanit

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 11:17

Samir Ujkani mund të kthehet në Palermo gjatë kësaj vere. Klubi italian po mendon për pasardhësin e portierit Salvatore Sirigu, i cili u largua në drejtim të Paris Saint Germainit.

Sipas mediave italiane, opsion i parë mbetet portieri i Chievos, Stefano Sorrentino, por alternativë e tij mbetet portieri kosovar.

Vushtrriasi aktualisht është në bashkëpronësi të Palermos dhe Novarës, ndërsa kaloi sezonin 2009/2010 dhe 2010/ 2011 me këtë të fundit, me të cilën arriti të përparojë për dy kategori.

Novara ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përfaqësuesi shqiptar, por nëse bëhet fjalë për Palermon, vushtrriasi mund të ndërrojë mendje dhe të bëhet sërish Rosanero.

Përkohësisht, portier i parë i klubit sicilian do të jetë Francesco Benussi, por, me rikthimin eventual, Ujkani do të bëhej portieri i parë. Edhe Marco Storari i Juventusit është një tjetër alternativë e Palermos, por veterani italian kushton shtrenjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›