E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Time”, 5 anonimë në listën e 100 personave më të pushtetshëm

Autori i Lajmit: Redaksia
Pas një vështrimi në listën me 100 emrat më me ndikim në botë të revistës “Time”, spikasin emra si Lady Gaga, Bill Klinton, Sarah Palin, dhe Conan OBrien. Por mes tyre ndodhen dhe emra anonimë që askush si ka dëgjuar. Më poshtë do të rendisim 5 hyrjet e këtij viti në listë.

Jenny Beth Martin

Martin është një nga bashkëpunëtoret e Sarah Palinit dhe themeluese e grupit protestues republikan Tea Party Patriots, i cili numëron 15 milionë anëtarë. Ajo ka punuar gjithashtu si një konsulente republikane, ndërsa ka thënë për “USA Today” se është shndërruar në një opozitare protestuese, pasi biznesi i familjes falimentoi dhe ajo u detyrua të pastrojë shtëpitë për të mbijetuar.

Dr. Douglas Schvartzentruber dhe dr. Larry Këak

“Time” shkroi për punën e Schvartzentruber dhe Këak në zbulimin e një vaksine që parandalonte kancerin dhe eliminonte nevojën për rreze dhe kimioterapi. Ata shokuan botën mjekësore kur dhanë për herë të parë lajmin në qershor 2009 se studimet e tyre të veçanta ishin provuar tek pacientë të ndryshëm me melanoma dhe limoma dhe kishte dhënë rezultate pozitive.

Reem Al Numery

Al Numery është detyruar të martohet me kushëririn e saj 30-vjeçar kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, ndërsa babai e ka kërcënuar se do ta vrasë kur ajo kërkoi ta linte bashkëshortin. Zyrtarët e Jemenit e refuzuan peticionin e saj për divorc, por ajo u ndalua gjithashtu të ishte e pranishme në një konferencë të organizuar nga SHBA në respekt të saj, sepse nuk u la të largohej nga vendi. “Kur nuk pranova të martohem, babai më qëlloi dhe më lidhi. Pas martesës unë jam përpjekur ta vras veten dy herë”. Reemi në fund arriti ta marrë divorcin. Në një shkrim të lideres feministe, Gloria Steinem Reem, përshkruhet si një fëmijët që mori guximin të dilte kundër martesave me shkuesi të shumë familjeve jemenite.

Mark Carney

Si bankieri kryesor i Kanadasë, Mark Carney kishte fatin e mirë që të mos i duhej asnjë plan shpëtimi, ndryshe nga çndodhi me banka amerikane që u rrezikuan nga falimenti në vitet 2008 dhe 2009. Në moshën 45-vjeçare, Carney është një nga bankierët më të rinj të Kanadasë dhe i vetmi i shkolluar për bankat e investimeve. Ai ka punuar më shumë se 10 vjet për Goldman Sachs.

Neill Blomkamp

Producenti 30-vjeçar afrikano-jugor arriti efekte vizuale të jashtëzakonshme me filmin e tij fantastiko-shkencor “District 9”, të cilin e shkroi dhe e drejtoi vetë. Ai ishte një nga filmat me buxhetin më të vogël dhe në stilin e një dokumentari, por që fitoi një vlerësim të madh të kritikës për shkak të efekteve vizuale. “District 9” arriti të nominohet dhe për Filmin me figurën më të mirë për “Oscar” në vitin 2009.

Ky lajm është publikuar: 30/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›