Fullani raporton në Kuvend
Autori i Lajmit: Redaksia
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në seancën e djeshme plenare ka paraqitur raportin e këtij institucioni për situatën ekonomike dhe financiare të vendit. Sipas tij, kriza ekonomike globale testoi qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar dhe goditja që i dha ekonomisë e vuri atë në provë. "Kriza ekonomike i dha një ndikim të shpejtë ekonomisë së vendit”, - u shpreh Fullani, duke shtuar se ajo ngadalësoi edhe kërkesat e brendshme. Ai gjithashtu theksoi se, për shkak të ndikimit të krizës në ekonominë e vendit, pati edhe një lëkundje të raportit kërkesë-ofertë në valutë. Sipas tij, politika fiskale rriti presionin ndaj tregjeve financiare duke theksuar se Banka e Shqipërisë arriti të përmbushë me sukses edhe balancimin e çmimeve në treg.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010