Emigranti i shkuar në hell, në koma
Autori i Lajmit: Redaksia
Emigranti shqiptar Pajtim Mandri, që u dhunua barbarisht një ditë më parë, ndodhet në koma në spitalin e qytetit të Haniasë, në Kretë.
Dje ka reaguar dhe familja e emigrantit nga Dibra. Vëllai i Pajtimit, Bilbil Mandri thonë se bëhet fjalë për një aksident. Ai falënderon ambasadën shqiptare dhe kontributin e dhënë nga ekspertët tanë atje, të cilët janë nisur me të marrë vesh ngjarjen. Policia e Haniasë ka njoftuar se do të japë një deklaratë në ditët në vijim kur pacienti të dalë nga gjendja e komës.
Gjendja shëndetësore
Mjekët thonë se ka dëmtime të mëdha në organet e brendshme dhe se po bëhet gjithçka për ta shëruar. Ata thonë se pacienti kishte një plagë hyrëse në pjesën e prapme të trupit, ndërsa është dëmtuar një pjesë e mëlçisë, membrana e mushkërisë dhe zorra e trashë. Madje, ata kanë gjetur edhe një copëz plastike brenda zorrës. Detajet pritet të jepen nga pacienti, pasi të dalë nga koma, ndërkohë që dëmi në trup është shumë i madh. Mjekët janë shprehur se kanë arritur ta nxjerrin të riun dje për disa minuta nga gjendja e komës, ndërsa e kanë rikthyer sërish në atë gjendje, pasi ai ka nevojë të mbledhë energji.
Mjekët: Dhunë e paprecedentë
Teksa kanë parë përkeqësimin e gjendjes së tij, mjekët i kanë bërë të tjera analiza dhe prej tyre kanë gjetur "një copë mishi të huaj" që i kishte mbetur në kraharor. Operacioni ishte ai që tregoi gjendjen e vërtetë të trupit të 35-vjeçarit. "Pacienti kishte pësuar dëmtime të mëdha në të gjitha organet e brendshme të trupit dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident. Është e qartë që ndaj tij është ushtruar një dhunë e paprecedentë, e cila u pohua më pas edhe ndaj tij", u shpreh përgjegjësi i shërbimit mjekësor të spitalit të Hanias, Jorgo Arhontaki.
Policia: Kemi ngritur dy pista
Ndërkohë, nga ana e policisë greke janë ngritur dy pista për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit 35-vjeçar dhe atë që kishte ndodhur. Si pistë e parë dyshohet që të ketë qenë një hakmarrje mes dy grupeve shqiptarësh ajo që mund të ketë çuar në një dhunë të tillë, ndërkohë që një tjetër pistë përqendrohet në vajzën që ka dashur shqiptari. Bëhet e ditur se ai ka qenë i lidhur me një vajzë greke nga Kreta dhe familja e saj ka qenë kundër marrëdhënies së vajzës me 35-vjeçarin. Dyshohet se konflikti mes tij dhe familjes mund të ketë shkaktuar dhunën e paprecedentë. Gjithsesi pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të emigrantit, në mënyrë që më pas ai të merret në pyetje dhe të sqarohen më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010