OKB/Dorëzohet SHBA: “Të futet Kina, mos përjashtoni Tajvanin”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 9 gusht 1970 – Dy pika që do të përmenden me siguri nga Sekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Roxhers, në deklaratën e tij për Kombet e Bashkuara janë vota “pro” e Shteteve të Bashkuara për pranimin e Kinës në Organizatë dhe ajo “kundër” për përjashtimin e Tajvanit nga forumi. Kur Kombet e Bashkuara do të takohen muajin e ardhshëm, virtualisht të gjitha kundërshtimet për ta bërë Republikën Popullore të Kinës një anëtare të saj dhe të Këshillit të Sigurimit do të jenë zhdukur. Mbështetja për pranimin e Kinës është rritur çdo vit dhe vetëm ndikimi i Shteteve të Bashkuara që kërkonin ende zbatimin e rregullit të votimit me dy të tretat e shumicës, e mbajti Kinën jashtë OKB-së vjeshtën e shkuar. Votimi i rezolutës shqiptare më 1970 për të pranuar Kinën dhe përjashtuar Tajvanin ishte 51 vota pro, 49 kundër dhe 25 abstenime. Në votimin e muajit të ardhshëm vota pritet të jetë “pro” dhe me të gjitha fuqitë e mëdha në mbështetje të Kinës, nuk pritet të ketë abstenime. Po përse ka gjasa që Tajvani të përjashtohet? Arsyeja është se vit pas viti diferenca e votave është ngushtuar ndjeshëm pro Pekinit dhe kundër Taipehut, ndërsa të gjitha gjasat tregojnë se amerikanët me këto ritme votimi nuk do të vazhdojnë ta mbajnë Tajvanin për shumë kohë brenda Asamblesë së Përgjithshme. Uashingtoni as që do të tentojë ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di që nuk ka asnjë shans të ketë sukses. Por ka dhe një fakt që shumë vende e konsiderojnë si çështje kredencialesh. Ai është nëse Tajvani apo Pekini duhet të përfaqësojnë Kinën si një të tërë në përmbushjen e detyrimeve përpara OKB-së. Sipas logjikës, por dhe asaj çka është e drejtë, populli i Tajvanit ka të drejtë të përfaqësohet në Kombet e Bashkuara. Nuk ka asnjë argument përse Tajvani nuk duhet të jetë anëtar. Ka nga ata që argumentojnë se qeveria e Çan Kai Shisë nuk është përfaqësuese e popullit të Tajvanit, por anëtarësimi i një vendi në Kombet e Bashkuara nuk bazohet në mënyrën se si qeveria ka ardhur në pushtet. Nëse qeveritë përfaqësuese do të ishin testi i anëtarësimit në OKB, Asambleja e Përgjithshme do të tkurrej në gjysmën e numrit të delegatëve që ka sot. Teorikisht, Shteteve të Bashkuara do tu pëlqente ti shikonin si Pekinin ashtu edhe Taipehun së bashku në Kombet e Bashkuara. Perspektiva nuk është inkurajuese, por në çdo rast angazhimi amerikan për mbrojtjen e Tajvanit do të vazhdojë gjithmonë. Kjo do ta siguronte Tajvanin ndaj çdo sulmi të Kinës. Qëllimi i politikës amerikane është të nxisë të dyja palët për të zgjidhur marrëdhëniet e tyre të ardhshme me mjete paqësore. Edhe pse Bashkimi Sovjetik dha edhe një herë tjetër votën e tij pro propozimit shqiptar (pranimin e Kinës dhe përjashtimin e Tajvanit), këto vitet e fundit ata nuk e kanë parë me ndonjë kënaqësi të ardhmen e regjimit komunist kinez në Kombet e Bashkuara. Artur Goldberg, ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, kujton se kur ai dhe ambasadori sovjetik ishin gati të deklaronin votën e tyre kundër njëri-tjetrit për çështjen e Kinës ata shkëmbyen këto batuta:
Ambasadori sovjetik: “Çfarë do ti ndodhë shokut tuaj (Kinës Komuniste) sot”?
Ambasadori Goldberg: “Unë mendoja se ata ishin shokët tuaj”.
Ambasadori sovjetik: “Na i kurse shokët tanë”.
Nuk ka dyshim që sovjetikët janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për marrëdhëniet e tyre me Kinën në takimin e ardhshëm mes presidentit amerikan, Riçard Nikson, dhe kryeministrit kinez, Çu En Lai. Ata janë natyrshëm dyshues se Shtetet e Bashkuara mund ti luajnë të dyja kartat e tyre me Kinën në dëm të Moskës. Presidenti Nikson nuk e ka absolutisht një qëllim të tillë dhe e ka deklaruar specifikisht. Por do të ishte mirë në të njëjtën kohë, nëse ai do të takohej edhe me rusët për të zbutur dyshimet e tyre përpara se të udhëtonte drejt Pekinit. Megjithatë, presidentit amerikan do ti duhej një arsye shumë e fortë për të justifikuar takimin me sovjetikët dhe për këtë mund të shfrytëzonte Helsinkin apo Vjenën. Justifikimi më i mirë do të ishte një takim për marrëveshjen e armëve bërthamore sovjeto-amerikane. Nëse rusët duan ta takojnë Niksonin për të përshpejtuar një marrëveshje, bisedimet e Traktatit të Kufizimit të Armëve Strategjike do të ishte një shans shumë i mirë për tu shfrytëzuar. Numrit të vendeve që pritet të kërkojë në Asamble pranimin e Kinës do të jetë 14. Propozimi i tyre pritet të bëhet në çeljen e punimeve të OKB-së më 15 shtator. Kësaj radhe është Algjeria ajo që ka marrë vendin e Kamboxhias si mbështetëse kryesore e rezolutës shqiptare, pasi grushti i shtetit që rrëzoi princin Norodom Sihanuk të Kamboxhias në mars, e ka detyruar këtë të fundit të zgjidhë më shumë problemet e brendshme të saj. Përveç Algjerisë kërkesën për anëtarësimin e Pekinit do ta bëjnë dhe Shqipëria, Republika e Kongos, Kuba, Iraku, Mali, Mauritania, Rumania, Jemeni Jugor, Sudani, Siria, Tanzania, Jemeni dhe Zambia.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010