E Shtunë, 31 Tetor 2026

Time Travelers Wife, filmi i sezonit

Duke udhëtuar në kohë, Henri De Temble gjen dashurinë e jetës së tij, Kler. Historia e tyre e dashurisë forcohet dita ditës, ndonëse Henri i mallkuar ose i bekuar me këtë çrregullim gjenetik nuk arrin të kalojë shumë kohë me shpirtin e tij binjak. Kjo është historia e dramës romantike më të pritur të sezonit të verës. Time Traveler’s Wife, Gruaja e Udhëtarit në Kohë, është filmi që ka bashkuar në ekranin e madh aktorët Erik Bana dhe Rachel Mcadams.
I bazuar në bestsellerin me të njëjtin titull të Audri Niffenger, përcjell mesazhin universal të dashurisë që kapërcen çdo pengesë. Filmi do të çelë premierën e tij në Shtetet e Bashkuara më 14 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›