E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, mbërrijnë mbi 12 mijë pasagjerë në ditë

Në pikën kufitare të doganës së Durrësit, dita e katërt e muajit gusht ka rritur njeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet. Çdo ditë në port, ankorohen të paktën 10 tragete, prej të cilave zbarkojnë mbi 12 mijë shtetas e 3 mijë automjete. Autoritet portuale kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve, duke shmangur kështu rradhët e gjata. Fluksi pritet të vazhdojë deri me datën 13 gusht, kur përfundojnë edhe udhëtimet e prenotuara. Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›