Meksika, kampione olimpike në futboll

Meksika ka shkaktuar befasi të madhe duke mposhtur Brazilin e favorizuar 2-1 në finalen e garës olimpike të futbollit. Pas vetëm 30 sekonda lojë, Oribe Peralta e kaloi Meksikën në epërsi kurse i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në minutën e 75-të.
Brazili me yjet si Neymar, Hulk, Damiao e të tjerë u mundua të kthehej në lojë por krejt çka arriti të bëjë ishte ngushtimi i disavantazhit në 2-1 nëpërmjet Hulkut në minutën e fundit të lojës së rregullt.
Meksika mori medaljen e artë, Brazili të argjendtën dhe zhgënjimin e madh të dështimit.