E Diel, 1 Nëntor 2026

Timori Lindor, vjen pika e parë në histori

Pas 6 viteve mes zhgënjimeve në futbollin ndërkombëtar, skuadra më e keqe në botë regjistroi rezultatin e parë pozitiv në histori. Me barazimin 2-2 përballë Kamboxhias, Timori Lindor ka fituar pikën e parë, duke i dhënë fund serisë së humbjeve. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të festuar, për vendin që renditet i fundit në klasifikimin e FIFA-s. "Ishte ndeshja e parë që nuk humbëm dhe jemi krenar për këtë arritje", tha trajneri i Kombëtares, Pedro Almeida, profesioni i të cilit është mekanik motoçikletash. Ai pohoi se humbjet e përfaqësueses së krijuar në vitin 2002 nuk janë surprizë, pasi lojtarët janë ushtarë dhe punonjës të portit. Fushat nuk janë aspak të përshtatshme për të luajtur futboll dhe sportistët nuk paguhen. Për shkak të lodhjes fizike në punët me të cilat sigurojnë bukën e gojës, ata detyrohen të tërhiqen nga futbolli në moshën 21-22 vjeç.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›