Kroaci-Rusi, marrëveshje për kalimin e gazit
Kroacia nënshkroi ditën e martë një marrëveshje me Rusinë përsa i përket kalimit të gazsjellësit ruso-italian ''South Stream'' në territorin e saj. Marrëveshja u firmos gjatë një takimi mes kryeministrave të dy vendeve në Moskë. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve.
Marrëveshja për kalimin dhe përdorimin e gazsjellësit në territorin kroat u nënshkrua nga ministri rus i Energjisë, Serguei Chmatko dhe homologu kroat Djuro Popijac në prani të kryeministrave rus, Vladimir Putin dhe kroat Jadranka Kosor, sipas agjencive të lajmeve.
"Siç e dini, projekti ka marrë një mbështetje të gjërë ndërkombëtare ku Bullgaria, Hungaria, Greqia, Serbia dhe Sllovenia i shtohen realizimit të këtij projekti'', deklaroi Putin.
''Në mënyrë të veçantë dhe kryesisht kjo i përket stabilitetit të livrimit energjetik në Evropë dhe avantazheve ekonomike për çdo pjesëmarrës'', shtoi kryeministri rus.
Projekti ''South Stream'', mbështetur nga kompanitë ruse ''Gazprom'' dhe italiane ''Eni,'' është një projekt konkurues me gazsjellësin europian ''Nabuço''.