E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi vë afate: Deri më 3 maj, kur vjen Fyle, duhen rezultate

Share

Shqipëria i ka të gjitha shanset për të marrë statusit e vendit kandidat në BE, brenda këtij viti. Gjatë një seminari konsultues Shqipëri-BE, për Planin e veprimit, ambasadori i BE Ettore Sequi deklaroi se klasa politike nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë dhe duhet të zbatojë marrëveshjen e nëntorit për të ecur para me reformat.

Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë por duhet të japë rezultate të rëndësishme në këtë proces. Është koha që të zbatohet marrëveshja e nëntorit, konkludimin e shpejtë të reformave si zgjedhroe dhe parlamentare që do të hapë rrugën edhe për progresin në fushat e tjera gjithashtu. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Fyle nënvizoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit kontruktiv dhe një dialog me pozitës dhe opoitës dhe axhenda e intergirmit të jetë për të gjitha palët theksoi Fyle.

Ai ka shtuar se ky konsultim nuk është i vonuar pasi vjen para vizitës së eurokomisionerit Fyle në Tiranë në 3 maj dhe para mbledhjes që do të kryehet në 15 maj në Bruksel. Ne shpresojmë dhe besojmë që viti 2012 të jetë një vit gëzimi por që të arrithet kjo kërkohet një angazhim i fortë dhe serioz, vendosshmëri dhe bashkëpunim i plotë shtoi Sequi.
Edhe ministria e integrimit Majlinda Bregu theksoi se sa më mirë të realizohen detyrimet aq më e lehtë do të jetë ti kërkohet BE-së hapi i radhës pra marrja e statusit të vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›