Tinguj muzikorë me vepra nga Moxart, Bach dhe Brams

Orkestra Simfonike e RTSH, një tjetër koncert me vepra të kompozitorëve të njohur botëror
Orkestra simfonike e RTSH, në vazhdim të kalendarit të saj muzikor do të sjellë një tjetër mbrëmje emocionuese me tinguj nga vepra të kompozitorëve të njohur botërorë. Kështu në kuadër të kalendarit të saj artistik në datën 25 qershor do të zhvillohet koncerti, i cili do të jetë me vepra nga Moxart, Bach dhe Brams Kjo mbrëmje koncertore do të drejtohet nga dirigjenti Oleg Arapi si dhe do të jetë të ftuar solistët Edlira Braka, Elda Aliaj si dhe Besiana Çegrani, të treja do të interpretojnë në piano. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar krahas veprave nga literatura muzikore botërore, ka sjellë në koncertet e saj gjatë kësaj stine koncertore dhe shumë emra të njohur artistësh shqiptarë dhe të huaj të cilët janë të njohur në skenat botërore. Kështu artistë të njohur rus, gjermanë etj, kanë interpretuar në skenën shqiptare, por mes tyre kanë qenë dhe artistët shqiptarë si: Desar Sulejmani, pianistja Dhurata Lazo etj, të cilët kanë përcjell emocione dhe vlera muzikore me interpretimet. Ndërkohë që kompozitorët që do të vijnë me tingujt e tyre në skenën shqiptare janë cilësuar si ndër më të mëdhenjtë e literaturës simfonike. Johann Sebastian Bach 1685-1750, kompozitor gjerman. Gjenialiteti i tij, pati kulmin në stilin barok. I vogël mësoi violinë dhe këndonte në korin e Shën Gjergjit. Punoi si violinist në Vaimar, por shpejt fitoi vendin e organistit në Arnstadt ku surprizoi autoritetet që zëvendësuan organistin ekzistues. Këtu formoi personalitetin e tij dhe tregoi frutet e para në aplikimin e artit të lojës së organos dhe ku nda përfundimisht nga mediokriteti muzikor. U takua me muzikantë italiane e franceze ndër të cilët Vivaldi, të cilit i bëri dhe aranzhime të punëve të tij. Aty fitoi ndjesinë e melodive ekspresive italiane, forcën e harmonisë, ritmet e zhdërvjellta dhe formën e bukur definuar. Ishte në kulmin e tij si kompozitor organist mësues. Në Kothen, e priti prince Leopold i cili e donte dhe kuptonte muzikën, luante në violine, piano dhe këndonte si bass, qe edhe kumbarë i fëmijëve të tij. Vitet në Koten qenë më të lumturat për Bach-un. Këtu u shkruan koncertet Branderburgeze, kantata dhe suita, invencionet dhe simfonitë, suitat angleze dhe franceze dhe volumi i dytë Prelude e Fuge. Për 6 vjet bëri rreth 360 punë, të gjitha të paraqitura në festivale. Në këtë koncert nuk do të mungojnë dhe vepra nga Johanns Brams (1833 1897), kompozitor dhe pianist gjerman, një nga muzikantët lider të periudhës romantike. Kompozoi për piano, muzikë dhome, për orkestër simfonike dhe kore. Muzika e tij fillon në strukturat dhe teknikat Baroke dhe mjeshtrave të kohës.Dha disa koncerte, por akoma nuk ishte i njohur deri në moshën 25 vjeçare, ku luajti Koncertin Nr.1. Në vitin 1890 57 vjeç, megjithëse i sëmurë kompozoi 121 këngë, 11 korale prelude, trio, kuintete, sonate. Nuk e pëlqente muzikën përshkruese apo shpjeguese dhe kurrë nuk kompozoi opera apo poema simfonike. Ishte për madhësitë e mëdha me struktura të komplikuara. Shume popullore janë vallet hungareze, valset dhe këngët. Ndërkohë që kësaj mbrëmje koncertore nuk ka se si ti mungojë dhe Wolfgang Amadeus Mozart (1756-1791), kompozitor austriak, më brilanti i kohërave, punoi në të gjitha gjinitë e epokës se tij, me një numër të jashtëzakonshëm veprash, 41 simfoni, 27 koncerte, 23 kuartete, 17 sonata, 7 opera e shumë të tjera. Ishte fëmijë i veçante, u quajt mrekullia e natyrës, luante në piano e organo edhe kompozonte. Me 1773, u emërua në oborrin e princit Hieronymus, ku pati favorizime të jashtëzakonshme dhe pati numër të madh admiruesish. Një pjesë e madhe e kompozimeve si simfonitë, koncertet, kuartetet, serenadat e operat, u shkruan pikërisht në këtë periudhë. Në 1777, shkoi në Paris, ku pati ofertë për të qenë organist në Versaille, por nuk tregoi interes. U kthye në 1779. Të kësaj periudhe janë sonatat në La minor për piano, Paris Simphony etj. Në 1781 shkoi në Munich ku njohu sukses të madh dhe më vonë në Vienë, ku shfaqej shumë here edhe si pianist. Këtu takoi Hayden-in me të cilin luante shpesh në kuartete harqesh dhe u bë mik i ngushtë me të. Në 1782-85, interpretoi vetë si solist, në 3-4 koncerte për sezon. Pas 1786-ës, iu rikthye operave, ku sukses të padiskutueshëm pati Dasma e Figaros, që u shfaq në Vjenë.
Nga aktiviteti artistik i artistëve
Oleg Arapi lindi në qytetin Borisoglebsk të Rusisë. Në vitin 1988 mbaron Institutin e Lartë të Arteve Tiranë, në degën Dirizhim në klasën e pedagogut Eno Koço. Koncerti diplomë vlerësohet maksimalisht. Punon Dirigjent i Orkestrës Simfonike të Filarmonisë të qytetit Vlorë me të cilën realizoi me cilësi koncerte të ndryshme simfonike me krijimtari të autorëve të ndryshëm si: Vivaldi, Bach, Beethoven, Brahms, Mozart, Mendelssohn, Schubert, Britten, Kreisler, etj. Në 1989 Fiton Çmimin e Tretë si Dirigjent në Takimin Kombëtare të Orkestrave Simfonike. Në 1996 Fiton Medaljen e Artë në Konkursin Ndërkombëtar në Netanya të Izraelit me korin e grupit Iliria Vlorë. Më pas punon Dirigjent Kori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe Mjeshtër Kori pranë TOB-it, Tiranë në vënien e operave Norma e Belinit, La Traviata e Verdit etj. Ka dirizhuar koncerte të ndryshme në Itali, Spanjë, Rusi, etj.
Edlira Braka,është kurorëzuar me sukses në konkursin EPTA me çmimin e tretë, të cilin e përmirëson në 2002 me çmimin e dytë dhe më vonë kur merr diplomën e aktivitetit me motivacionin Për interpretimin më të mirë të sonatës klasike. Në mars 2009 ka luajtur në Moskë më shumë sukses. Është një nga talentet e brezit të ri në fushën e pianos.
Elda Aliaj, talenti i saj merr fill në vitin 2000 ku merr pjesë për herë të parë në konkursin prestigjoz të EPTA.
Besiana Çegrani, gëzoi sukses të menjëhershëm të cilin e konkretizoi në konkursin ndërkombëtar të Barletta-s Itali, ku u vlerësua me çmimin e parë. Vazhdon me trofenë e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të Piacenza (Valtidone) Itali. Në dhjetor të vitit 2000 në konkursin Këngët e Tokës vlerësohet me çmim special. Në 2006 në konkursin Mozartiana në Shkup (Maqedoni) vlerësohet me çmimin e parë. E pason në konkursin Këngët e Tokës, ku merr çmimin special. Ka luajtur tre koncerte recitale ndër të cilët dy në TKOB në vitet 2008 dhe 2009 dhe tjetri në qytetin e Korçës.