Mbërrin festivali Rock over Tirana
Për herë të parë një festival ndryshe. Rock over Tirana Whats up fest do të sjellë një atmosferë rocku si kurrë më parë. Për dy ditë rresht publiku kryeqytetas do të kërcejë dhe do të këndojë së bashku me artistët, që do të ngjiten në skenë gjatë dy netëve të festivalit, 22 dhe 23 qershor në stadiumin Qemal Stafa.
Në natën e parë do të vijnë grupe dhe artistë shqiptarë e kosovarë rocku si: Linda në botën e çudirave, Ogenti, Bojken Lako and the fish, Chaos in orden, The rooms, Gillespie, Troja. Ndërsa nesër për herë të parë në Shqipëri mbërrijnë tre emra të suksesshëm botërorë dhe me një numër të madh fansash edhe në Shqipëri. Kështu këtij edicioni të parë do ti bashkëngjiten banda gjermane Reamonn, kantautorja italo-australiane Gabriella Cilmi, si dhe ylli i ri i popit italian Giusy Ferreri. Duke nisur nga kjo verë e në vazhdim kompania Living Room Show, e cila realizon këtë event muzikor, do të sjellë emrat botërorë më të pëlqyer të momentit në Shqipëri. Një nismë që është parashikuar të kthehet në një traditë, ku çdo verë ritmet dhe muzika rock do të na bashkojë në një atmosferë të nxehtë, që mund ta falë vetëm festivali Rock over Tirana Whats up fest. Reamonn është një nga grupet më të mira në Gjermani dhe më të shitura në Evropë. Ata shënuan një sukses që me albumin e tyre të parë, ndërkohë që lëngët e tyre kanë pasur mjaft jehonë, dhe janë pëlqyer mjaft, ku mund të përmendim: Josefine, - Supergirl, Star, Tonight, etj. Gabriella Cilmi, është një kantautrore italo-australiane. Ajo është mjaft e njohur me singëllin "Sweet About Me", realizuar në prill 2008 në Australi. Ajo fitoi gjashtë çmime ARIA si dhe Artistja më e mirë Femër e vitit. Hite të tjera përmendim: Don't Tell Me", "Sorry", etj. Giusy Ferreri është një artiste italiane, e cila u pëlqye qysh me singëllin e saj të parë Non ti scordar di me. Këngë që e vendosi në krye të klasifikimit italian për 15 javë rresht. Kënga Novembre është kënga që prezantoi albumin e saj të parë Gaetana.