E Diel, 1 Nëntor 2026

Gorbacov: Jua kam pasur nje borxh shqiptareve, me kete vizite e shleva

Kryeministri Berisha ka pritur dje ne nje takim Presidentin e fundit te Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbacov, i cili ndodhet ne Shqiperi si i ftuar nderi ne Kampionatin Boteror te Shahut per Femra, qe po zhvillohet ne Tirane. Duke i uruar mireseardhjen e perzemert ne Shqiperi, Berisha, i shprehu ish-presidentit Gorbacov vleresimin me te larte te tij personal dhe te popullit shqiptar, si nje nder personalitetet nderkombetare me popullore ne Shqiperi, i cili duke udhehequr nje kurs reformash ne nje kohe te veshtire e te rrezikshme, hapi nje epoke te re lirie jo vetem per popujt e Bashkimit Sovjetik, por per te gjithe Evropen e boten. "Nder vendet e kombet ish-komuniste, - tha kryeministri - shqiptaret kane ndjekur me admirim e vemendje te madhe te gjitha levizjet tuaja, te cilat kane pasur rendesi historike per nxjerrjen e ketyre popujve nga diktatura". Duke e konsideruar zotin Gorbacov "kuraje e shekullit te shkuar", kryeministri tha se qendrimin e tij ndaj murit te Berlinit dhe mesazhin qe i dha udheheqjes se Evropes Lindore, nuk do ta harrojne kombet e Evropes dhe vecanerisht, Shqiperia, e cila njohu regjimin me te eger komunist diktatorial se cdo vend tjeter. "Midis nomenklatures dhe popullit, - tha kryeministri, - ju zgjodhet popullin". Gjate bisedes me ish-presidentin e Bashkimit Sovjetik, Berisha tha se shqiptaret ndjehen krenare qe nga vendi i hiperkolektivizimit total, ekonomise se rrenuar, investimeve te huaja te ndaluara, me te ardhura per fryme 204 dollare ne vitin 1992 dhe papunesise 80 per qind, eshte sot vendi qe ka pesuar ndryshime rrenjesore, me te ardhura per fryme 8 000 dollare, me rritje 316 per qind te investimeve te huaja, me nje ekonomi reale qe i rezistoi recesionit. Nga ana e tij, ish-presidenti Gorbacov ka shprehur kenaqesine qe vizitonte Shqiperine, duke theksuar se deshira per te vizituar Shqiperine ka qene e hershme. "Une jua kam pasur shqiptareve borxh kete vizite dhe tani e shleva ate", tha zoti Gorbacov. Ai u shpreh se ndjehej i prekur nga mikpritja qe i eshte rezervuar dhe vleresimet e kryeministrit dhe shqiptareve. Gjithashtu, Gorbacov e pergezoi kryeministrin per arritjet e Shqiperise gjate gjithe ketyre viteve, si dhe i shprehu atij vleresimin per kontributin ne jeten politike te vendit dhe transformimin e tij ne keto 20 vjet. "Ju jeni nje politikan real dhe kjo eshte e rendesishme per vendin", u shpreh zoti Gorbacov.

Topalli-Gorbacov, diskutime per zhvillimet ne Rusi, Shqiperi e Rajon

Mikhail Gorbacov, njeriu qe ndryshoi boten, i nderuar me cmimin Nobel per Paqen, u prit dje nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate takimit, Topalli e vleresoi figuren dhe kontributin e tij te cmuar dhe te padiskutueshem ne perfundimin e Luftes se Ftohte dhe eren e ndryshimeve epokale qe solli ne kontinentin evropian e ne bote.

"Per Shqiperine dhe shqiptaret, ju keni qene nje personalitet shume i rendesishem, frymezues dhe shpresedhenes per eren e ndryshimeve dhe renien e murit te hekurt ne Shqiperi", u shpreh kryetarja. Dy personalitetet, diskutuan per zhvillimet aktuale politike ne Rusi, Shqiperi e Rajon. Duke rikujtuar bisedat historike me ish-presidentin Regan, ish-presidenti Gorbacov tregoi mbi perpjekjet kolosale dhe te veshtira per reformim. I konsideruar nje hero per Perendimin, tregoi mbi veshtiresite dhe rreziqet e reformave te ndermarra prej tij ne nje kohe shume te veshtire, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Pershpejtimi). Keto reforma me rendesi historike ndryshuan boten. Keto reforma shmangen luften dhe gjakderdhjen, qe do te ishte "nje e keqe e pandreqshme", sic u shpreh ish-presidenti Gorbacov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›