E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dhunë mes fqinjëve për jashtëqitjen e qenit

Tiranë, 16 Mars 2011 NOA – Jashtëqitja e qenit ka futur në sherr dy fqinjë të cilët kanë përfunduar më pas në polici. “Qeni yt bo m… pranë derës së shtëpisë sime. Nuk mund të durohet një gjendje e tillë”. Kështu i është drejtuar i nevrikosur, Gëzim Bogdani fqinjit të tij Kujtim Boriçi.

Por ankesat duket se kanë rënë në vesh të shurdhër pasi qeni i fqinjit vazhdonte të ndynte te shkallët dhe pas derës së Bogdanit.

Ditën e djeshme ky i fundit ka konstatuar sërish pisllëkun e qenit të fqinjit në shkallë por kësaj herë Bogdani nuk ka kryer ankesë por ka nisur një debat të ashpër me të zotin e qenit.

Burime policore pohuan për agjencinë NOA se ngjarja ndodhi në pallatin “Moskat” në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë kur Gëzim Bogdani ka goditur me shpulla e grushte fqinjin e tij Kujtim Boriçi.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi në ambientet e komisariatit nr.2, Bogdanin i cili pasi u mor në pyetje u la në gjendje të lirë. Burime nga policia thanë se ndaj Bogdanit ka nisur procedimi penal për “plagosje të lehtë me dashje”.

e.t/NOA

Lajme të ngjashmeTiranë, një 17-vjeçare shfrytëzohet nga babai si prostitutë te Pallati i KulturësLSI çel nesër fushatën në kryeqytet, prezantohen emrat dhe synimet e 8 majitFDBK: Shqiptarët s’do ta durojnë dhe as tolerojnë ricopëtimin e KosovësAMC bëhet pjesë e festimeve të Ditës së Verës Rama: Dita e Verës, pranverë shprese për shqiptarët Lidhje: Gëzim Bogdani, Kujtim Boriçi, pallati Moskat, plagosje me dashje, qeni, rruga Sulejman Delvina, Tiranë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›