E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelilaj pjesë e talentëve evropianë

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 19:54

Juria e Shooting Stars, e rrjetit European Film Promotions ka shpallur aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj, për njërin nga 10 talentët e rinj evropian në sferën e filmit.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë është pjesë e European Film Promotion (EFP) që nga maji i vitit 2010. EFP është rrejti i vetëm evropian që organizon promovimin dhe marketingun e kinematografisë evropiane në botë.

Aktorja gjermane, Heike Makatsch, regjisori danez, Ole Christian Madsen, producenti francez, Cedomir Kolar,regjisorja përgjegjëse amerikane, Linda Todd , dhe kritiku filmik britanik, Derrek Elley, ishin pjesë e jurisë së EFP që përzgjodhi 10 talentët e rinj filmik të Evropës në mesin e konkurrentëve të shumtë.

Shqipëria sivjet mori pjesë për herë të parë në këtë përzgjedhje, duke e kandiduar aktorin Xhelilaj, për rolin e tij në filmin ‘Shqiptari”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›