E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia – Besa 3-2, Sinani heroi i sfidës Tashmë, diferenca midis Tiranës e Vllaznsë është sërish një pikë, por shkodranët i pret një ndeshje “ferri” në Peqin, kundrejt një skuadre që konspirohet aletae e bardhebluve.

Besa e frikësoi jo pak Vllazninë, kur i mbylli 45 minutat e para me shifrat në favor të saj 2-1, por tri zëvendësimet e menjehërshme me fillimin e pjesës së dytë nga ana e trajnerit të kuqebluve, Dervish Haxhiomanoviç, jo vetëm që përmbysën rezultatit, por fiksuan edhe fitoren 3-2 të shkodranëve, pikërisht kur dukej se Vllaznia do të hidhte një tjetër hap të gabuar pas atij me Teutën një javë më parë.

Me një formacion emergjent, Besa e Biturkut, ia doli të befasojë tifozët në “Loro Boriçi” kur Artan Sakaj shënoi në minutën e 8-të.

Ishte kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, që falë eksperiencës së tij vendosi ekuilibrat në fushë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 26-të, por haitiani me pasaportë franceze, Herbi Fortunat shfrytëzoi me zgjuarsi një mosmarrëveshje të mbrojtjes shkodrane, duke i rëdhënë sërish avantazhin Besës në minutën e 31-të.

Me dizavantazhin e pjesës së parë të shkodraneve në pjesën e parë, dhe me një Tiranë që fitonte në kryeqytet me Teutën, diferenca shkonte në 4 pikë midis dy kryesuesve, duke hedhur në erë shpresat për titull të Vllaznisë, por pjesa e dytë me hedhjen e Licit e Shtubinës, rezultoi produktive.

Sinani, tri herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë barazoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërkohë që golin me vlerë tripikëshe e shënoi mesfushori i avancuar Paulin Dhembi në minutën e 60-të.

Tashmë, diferenca midis Tiranës e Vllaznsë është sërish një pikë, por shkodranët i pret një ndeshje “ferri” në Peqin, kundrejt një skuadre që konspirohet aletae e bardhebluve.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30

Apolonia-Elbasani     3-1
Sead Haxhibulic 27’, Semir Haxhibulic 56’, Brkic 77’/ F.Xhafa 51’

Bylis-Partizani         1-0
Nënaj 10’

Dinamo-Shkumbini     3-0
Plaku 8’, 65’, 83’.
Karton i Kuq: Bizhyti (SH) 19’

Lushnja-Flamurtari     1-1
E. Xhafa 36'/ Brajkovic 87’
Karton i Kuq: Bubeqi (L) 62’, Veliu (F) 62’

Tirana-Teuta        4-1
Memelli 8’, 85’,  D.Xhafaj 42’, Agolli 86’/ Vila 31’

Vllaznia-Besa        3-2
Sinani 25’, 48’, Dhembi 60’/ Sakaj 8’, Fortunat 31’

RENDITJA

Tirana             58
Vllaznia             57
Dinamo             51
Shkumbini             44
Teuta             41
Besa                 39
Flamurtari         32
Partizani             30
Elbasani             30
Lushnja             30
Apolonia             29
Bylis             28

E Shtune, 25 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›