Portugalia, Brazili i ri

Të gjithë janë në ndjekje të talenteve të Skolarit, të cilët janë duke dominuar Europën. Portugalia është Brazili i ri, në gjithcka. Për shkak të spektaklit që tregon në fushë, sepse ka në gjirin e saj fituesin e ardhshëm të "Topit të artë", sepse kampionërt e saj kërkohen nga të gjithë. Për yllin e Mancesterit ka filluar grindja e klubit anglez me gjigandin spanjoll, Realin e Madridit, që afron një mega-kontratë për numrin 7 të Portugalisë.
Deko, Kuarezma, Karvaljo, Bosinga e Mutinjo. Këto janë mrekullitë që ofron Portugalia. Një ekip i mrekullueshëm, ku një dorë të madhe në formimin e tij ka dhënë braziliani Felipe Skolari, i cili sapo firmosi nje kontratë me Celsin. Për të kuptuar fenomenët portugezë, mjafton të mendosh Kuarezmën. Interi, me këshillën e Murinjos (një tjetër portugez) kërkon ta marrë me cdo kusht, edhe pse kartoni i tij vlen jo pak, por 40 milionë euro.