E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten: "Do të jetë një ndeshje spektakolare”

"Franca duhet të sulmojë pasi ka nevojë për një rezultat pozitiv. Ne, për nga mentaliteti, luajmë gjithmonë në sulm. Ndeshja do të jetë plot gjallëri si Zvicra-Turqia. Një ndeshje spektakolare". Kjo është deklarata e trajnerit të Holandës, Marko van Basten në prag të ndeshjes me Francës (të premten, ora 20:45).
"Francezët janë kundërshtarë me mentalitet të madh, me individualitete të spikatura. Nuk më befasoi loja e tyre e zbehtë në ndeshjen e parë. Rumania është një kundërshtar shumë i vështirë për t'u përballuar. E provuam vetë gjatë kualifikuesve. Është vërtet një bllok. Edhe pse fituam 3-0 me kampionët e botës nuk mjafton për të qenë favoritë. Duhet të jemi në të njëjtat nivele, para së gjithash kundër Francës".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›