E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, 2-2 në Lushnjë, Dinamo humb në Ballsh

LUSHNJE- Janë zhvilluar të mërkurën ndeshjet e vajtjes të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku spikat barazimi 2-2 i Tiranës në Lushnjë. Pas sfidës me Luzin, tekniku Alban Tafaj nuk ka nënvlerësuar asgjë ditën e djeshme, duke hedhur në fushë një skuadër me pak ndryshime nga ajo e kampionatit. Memelli e Abilaliaj shënuan në pjesën e parë për bardheblutë, por Byzhyti në minutën e 46-të dhe Gentjan Çela në minutën e 4-t shtesë barazuan gjithçka. Ndërkohë Dinamo është mundur 1-0 në Ballsh nga Bylisi, falë një goli të Armando Gegës në minutën e 27-të. Tekniku Muça hodhi në fushë një ekip të rinjsh për këtë ndeshje. Ndërkaq, Partizani ka barazuar 1-1 me Teutën, ndërsa Besa fitoi 1-0 në transfertë ndaj Laçit. Fitore 3-1 për Vllazninë në transfertë ndaj Kamzës, ndërkohë që sfida e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Apolonisë përfundoi me fitoren e vendasve 1-0. Gramozi mundi 1-0 Flamurtarin, ndërsa Kastrioti-Shkumbini përfundoi 1-1.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›