E Diel, 1 Nëntor 2026

Spaleti: E ardhmja ime nuk varet nga te tjeret

Trajneri i Romes, Luciano Spaleti theksoi se e ardhmja e tij nuk vendoset nga te tjeret.

Sezoni i fundit ishte zhgenjyes per Romen dhe i pyetur nese do te zgjaste kontraten me ekipin, trajneri pergjigjet i nervozuar: "Une e di vete se c'bej, ne baze te deshires sime." Me tej sqaron se do te takohet me drejtuesit e klubit, per te mesuar situaten e krijuar, ne baze te ecurise se ekipit. - "Une do te takohem dhe te bisedoj me drejtuesit e klubit, per te thene ate se cfare kam une ne koke, sepse eshte e rrezikshme qe mesazhet te jepen nepermjet gazetave," - theksoi Spaleti. - "Ajo cfare dua te them eshte se situata ndryshon shume nga sezoni i kaluar. Mjaftojne vetem rezultatet. Une do te marr pjesen time te pergjegjesise dhe nuk ka rendesi nese kam pasur ndonje sukses, ne ecurine e deritanishme te Romes," - thekson trajneri Spaleti. Mediat e shpallin te sigurte largimin e tij ne fund te ketij edicioni, ashtu sikurse njoftojne se Spaleti do te jete trajneri i ri i Juventusit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›