Të verbërit: KQZ të na mundësojë fletë të vecanta
Shoqata e të verbërve i bën thirrje KQZ-së të mundësojë të drejtën e votën për këtë kategori, nëpërmjet vënies në dispozicion të mjeteve të veçanta për të garantuar fshehtësinë, ndryshe do të detyrohen të braktisin zgjedhjet.
TIRANE- Shoqata e të verbërve i kërkon Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mundësojë fletët e vecanta për 9500 njerëzit e kësaj kategorie që kanë të drejtën e votës. Kryetari i Shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj u shpreh sot përpara mediave se nuk mund ti drejtohen kutive të votimit nën shoqërinë e njerëzve të tjerë, duke humbur fshehtësinë e votës.
“Në kodin zgjedhor është parashikuar që të verbërit kanë të drejtë të përdorin mjete të posaçme, por për fat të keq, pas një kohe relativisht të gjatë, ne morëm dje nje përgjigje negative nga komisioni, që nuk e ka patur të mundur të financojë ndërtimin e këtyre mjeteve të posaçme, duke arsyetuar se të verbërit mund të votojnë edhe nëpërmjet një personi tjetër. Cështja është që votimi me persona të tjerë i bën të verbërit të varuar nga të tjerët, kushdo qoftë dhe e bën atë të riskuar në realizimin e bindjeve dhe interesave të veta” u shpreh Tafaj.
Në këto kushte theksoi Tafaj të verbërit do të detyrohen të braktisin procesin zgjedhor.
“Braktisjen e zgjedhjeve ne nuk e kemi me dëshirë pasi jemi qytetarë të përgjegjshëm, duam të shprehim vullnetin tonë dhe duam të kontribuojmë në procesin e zhvillimit të vendit” deklaroi Kryetari i Shoqatës së të Verbërve. (e.n/BalkanWeb)