E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Ramës: Dorëhiqu nga posti i kreut të bashkisë

Kryeministri Berisha i është drejtuar Ramës për herë të dyte brenda pak ditëve të japë doreheqje nga posti e kryetarit të Bashkisë. Berisha përuroi një shkolle në Shënavlash të Durrësit ku i tha Ramës të dalë në zgjedhje ballë për ballë. 

DURRES- Kryeministri Berisha nga komuna Shënavlash e Durrësit i është drejtuar edhe njëherë liderit të opozitës Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë, përpara se të hyjë në garë për zgjedhjet e 28 qershorit. Brenda dy ditës kjo është e dyta thirrje e Berishës drejtuar Ramës, njëherë nga Kruja dhe sot nga Shënvlashi.
“Zoti Rama një kërkesë kam, dil në shesh, bëhu burrë, shkëputu nga karrigia e kryetarit të bashkisë, jep dorëheqjen, hajde të bëjmë garën ballë për ballë” theksoi kryeministri.
Berisha ishte në Shënvlash , ku mori pjesë në inaugurimin e shkollës së mesme të bashkuar “Besnik Hidri”, një investim i buxhetit të shtetit , në vlerë 100 mln lekë.
Për ti thënë edhe njëherë Ramës se humbja e tij do të jetë e rëndë në 28 qershor, Berisha përdori si simbolikë figurën e Skënderbeut.
“ Do tja bëj humbjen më zi sec ua ka bërë Skënderbeu otomanëve, jo me shpata, jo me topa por me vota të lira dhe të ndershme” tha Berisha. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›