Tirana Bank hap degën e 50-t
“Tirana Bank” njofton hapjen e një dege të re duke e rritur në 50 numrin total të degëve në Shqipëri. Kjo degë e re është hapur në qytetin e Korçës. Me hapjen e degës së saj të 50-të, “Tirana Bank” tregon edhe një herë angazhimin e saj për të përmbushur kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t’ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë. Kjo degë e re do të ofrojë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, 24 orë ATM, etj. “Tirana Bank” me hapjen e kësaj dege të re mban premtimin e saj se 2010-ta do të jetë një vit i zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit të saj në vend, që përkon më objektivat e Piraeus Bank Group për rajonin e Ballkanit.
#