Tirana Bank hap degen e 56
“Tirana Bank” njofton çeljen e degës së 56, e cila gjendet në zemër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut. Gjatë dy viteve të fundit, “Tirana Bank” e ka rritur rrjetin e degëve të saj me 12 degë të reja dhe agjenci, pavarësisht klimës ekonomike të vështirë në shkallë ndërkombëtare. “Tirana Bank” është aktualisht banka e tretë në vend për nga madhësia e rrjetit të degëve. Dega saj e re dhe moderne do të ofrojë për klientët tanë, bizneset dhe individët, të gjitha llojet e produkteve bankare dhe shërbimeve. Me çeljen e kësaj dege, “Tirana Bank” tregon edhe një herë angazhimin e saj për të shtrirë anembanë vendit rrjetin e degëve, në mënyrë që të përmbushë kërkesat në zhvillim të klientëve të saj, duke shkuar sa më pranë tyre, pranë shtëpive dhe vendeve ku punojnë.