E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqiri Golat me gezojne por rendesi ka Lenkorani

Azerbajxhan Mbrojtësi, autor i dy golave në fundjavë: Të ruajmë kreun deri në fund

E shtuna ishte një ditë e pazakontë për një lojtar si Elvin Beqiri, që për “zanat” ka detyra mbrojtëse. 30-vjeçari nga Shkodra shënoi dy gola në fitoren 0-2 që Khazar Lenkoran arriti në fushën e MOIK, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren, por edhe kryesimin në Premierligën azerbajxhanase.

Elvin urime, nuk ndodh shpesh që një mbrojtës të shënojë dy gola në ndeshje…

Faleminderit. Ishte një ndeshje e vështirë, pasi MOIK nuk është ekip i keq. Në pjesën e dytë, ata tentuan të mos dilnin të humbur. Ishte diçka pozitive që realizuam dy gola në 45 minutat e para, kjo na e lehtësoi punën. Për fat të mirë gjithçka shkoi mbarë dhe ajo që është më kryesorja: morën tri pikët.

Ndoshta vuajtët pak, sepse pas avantazhit u lëshuat në lojën tuaj?

Po, e vërtetë. Shpresoj që kjo të mos përsëritet. Duhet të punojmë për t’i riparuar këto gabime. Çdo kundërshtar duhet të trajtohet me respekt.

Megjithatë, ju ishit heroi i ditës…

Kur skuadra fiton, kjo vjen për meritë të të gjithë lojtarëve. Personalisht mundohem të jap 100 për qind dhe nuk mendoj vetëm për fazën mbrojtëse, por edhe për atë organizative të lojës.

Cili ishte goli më i bukur?

Natyrisht goli i dytë, por rrjeta e parë ishte më e rëndësishme. Kundër skuadrave që luajnë në mbrojtje është e rëndësishme të shënosh sa më shpejt.

Ndeshja e fundit për vitin 2010 ka shije derbi për ju, sepse luani kundër Karabakh-ut të Agollit e Telit…

Po e pres me padurim këtë derbi. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për Khazarin. Nuk duhet të humbasim pikë, në mënyrë që të ruajmë kreun. Tashmë jemi në vendin e parë dhe objektivi ynë është të qëndrojmë në këto pozita deri në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›