E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tirana Bank” u bën dhurata fëmijëve të fshatit SOS

Në kuadër të festave të fundvitit dhe organizimit të festave për fëmijët rezidentë në fshatin e fëmijëve SOS, “Tirana Bank” iu gjend pranë këtyre fëmijëve, duke iu bërë dhurata. Fshatrat e fëmijëve SOS është një organizatë që ofron mbështetje për fëmijët pa kujdes prindëror apo të rrezikuar për ta humbur kujdesin prindëror. Programet kryesore të fshatrave të fëmijëve SOS janë fshati i fëmijëve SOS, projektet e fuqizimit të familjes dhe projektet për komunitetet rinore SOS. Kjo festë e gëzueshme u zhvillua pranë ambienteve të SOS, fshatit të fëmijëve, me pjesëmarrjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rrezik për ta humbur atë, përfaqësuesve të “Tirana Bank” dhe të ftuar të tjerë. “Tirana Bank” prej dhjetë vitesh mbështet me anë të sponsorizimeve të ndryshme fëmijët e fshatit të fëmijëve SOS në kuadër të projekteve të përgjegjësisë sociale, që janë në mbështetje të komunitetit dhe shtresave në nevojë. Në këtë festë, “Tirana Bank” ofroi edhe një herë kontributin e saj bujar dhe mori mirënjohje nga organizata “Fshatrat e Fëmijëve SOS” dhe fëmijët që u buzëqeshën marrjes së këtyre dhuratave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›