E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cvetkoviç: Pakti me FMN, sinjal pozitiv për Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç e ka cilësuar si një sinjal pozitiv dhënien e dritës jeshile nga FMN-ja për dhënien e pjesës së dytë të ndihmës financiare.
"Nuk dua të premtoj se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë, por ka vend për optimizëm", ka pohuar Cvekoviç.
FMN-ja përfundoi dje rishikimin e pjesës së dytë të marrëveshjes "stand by" me Serbinë, gjë që i mundëson Beogradit të tërheqë edhe rreth 350 milionë euro kredi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›