Gjuhëtarët rishikojnë shqipen standarde të ’72-shit
Pergjate tri ditesh, gjuha shqipe do te mbledhe koke me koke gjuhetare e studiues nga Shqiperia, Kosova, por dhe katedra te tjera albanologjie neper Europe, si Mynih, Berne, etj. “Shqipja ne etapen e sotme: Politikat e permiresimit dhe te pasurimit te standardit”, kjo eshte tema e konferences tri ditore, e cila do te zhvillohet ne datat 15, 16, 17 dhjetor, si nje nisme e Institutit te Gjuhesise dhe Letersise, prane Qendres se Studimeve Albanologjike. U bene vite tashme qe mes gjuhetaresh e studiuesish debatohet mbi gjuhen standarde. Jane te shumte ata qe thone se njehsimi i gjuhes ne Kongresin Drejtshkrimor te ’72-shit i ka bere nje dem te madh shqipes, duke favorizuar nje dialekt e
duke bishtnuar tjetrin. Çeshtja merr edhe karakter politik, duke e justifikuar perzgjedhjen e dialektit toske ne themel te standardit, me parapelqimin e udheheqesve komuniste, apo troç me thene, te ish-diktatorit Enver Hoxha qe ishte nga Gjirokastra. Ndersa gjuha e Fishtes, e Mjedes, Koliqit e Migjenit, dialekti gege u la ne harrese. Gjuhetaret shtrojne nevojen per rishikimin e standardit. Ka nga ata qe jane radikale e propozojne nje ndryshim themelor, te tjere jane per hapjen e gjuhes kundrejt pasurise dialektore... Hapja e gjuhes eshte nje kerkese e kohes, e kushteve te reja ne te cilen ndodhet Shqiperia, por edhe Kosova. Te gjitha keto debate dhe propozime, te cilat me se shumti jane shtruar ne rruge mediatike por jo rreth nje tryeze serioze, do te diskutohen shtruar dhe ne menyre shkencore ne konferencen qe merr rruge diten e merkure.
Konferenca
Seanca e pare qe nis diten e merkure do t’i kushtohet temes: “Historia e formimit te standardit. Standardi dhe legjislacioni”. Akademiku shqiptar Bahri Beci do te na sjelle pak histori mbi standardizimin e shqipes, akademiku kosovar Rexhep Ismajli do te mbaje nje kumtese mbi politikat gjuhesore, gjuhetari Seit Mansaku do te sjelle “Nga gjuha letrare kombetare te gjuha standarde”, drejtuesi i Katedres se Albanologjise ne Mynih te Gjermanise, Bardhyl Demiraj do te referoje temen “Norma gjuhesore dhe substandardi ne tekstet shqipe te shek. XVIII ne arealin kulturor te Veriut. Perveç temave me karakter historik do te kete edhe nga ato qe prekin direkt problemin se ç’do te behet me gjuhen standarde dhe me shume gjasa do te kete edhe debate. Ndersa profesori i Universitetit te Prishtines, Bahtjar Kryeziu, do te diskutoje mbi shqipen mes globalizimit dhe variantizimit, profesori i Universitetit te Tiranes, Gjovalin Shkurtaj, thote se “Baza e njejte dhe e perbashket e shqipes standarde eshte e paprekshme”. Seanca e dyte do t’i kushtohet problemeve gramatikore te standardit. Akademike e gjuhetare si Ethem Likaj, Wilfried Fiedler, Besim Bokshi, Julie May-Kolgjini do te diskutojne me se shumti çeshtje qe lidhen me morfologjine e shqipes, çeshtje qe lidhen me formimin e shumesit, gjinive, paskajores, etj. Gjate dites se dyte te konferences, gjuhetaret do te diskutojne mbi problemet e drejtshkrimit dhe te pasurimit te standardit. Disa nga kumtesat qe do te mbahen dhe qe i meshojne rishikimit te gjuhes standarde, jane ato te Mehmet Elezit (Berne, Zvicer): “Standardi i ngrire perballe gjuhes se lire”, “Per nje permiresim te metejshem te shqipes standarde: mbi ndryshimin e disa rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe”, nga Mehmet Çeliku (UT), “Rregullat e drejtshkrimit te shqipes standarde dhe disa trajta te diskutueshme”, nga Aljula Jubani, shefe e Departamentit te Gjuhesise ne Fakultetin e Histori-Filologjise ne Tirane, “Pasurimi dhe permiresimi i standardit veshtruar nga pikepamja e perpunimit teknologjik te gjuheve natyrore sot”, nga Besim Kabashi (Nurenberg, Gjermani). Seanca e dyte e kesaj dite do te vere gishtin pikerisht ne plage, ne marredheniet e standardit me dialektet dhe normen leksikore. Ardian Vebiu (SHBA), Ardian Klosi e Ledi Shamku-Shkreli do te referojne mbi dinamikat e pasurimit te shqipes letrare dhe norma leksikore. Te tjere studiues do te kumtojne mbi marredheniet e sotme te dialekteve me gjuhen letrare dhe mundesine e hapjes se kesaj te fundit kah dialekteve, problemet qe has standardi ne terminologji, fjale dhe ndertime te huaja te panevojshme ne shqipen e sotme, etj. Ne diten e trete te konferences do te diskutohet mbi standardin dhe norma letrare, ku do te diskutohet mbi perdorimin e gjuhes ne letersine artistike, ne librat shkollore, ne shtypin e shkruar, etj. Gjate diteve te konferences parashikohen edhe aktivitete te tjera promovuese e letrare.
Gjergj Fishta, i “gjalle” ne pervjetor
Shkodra e permbytur e ka gjetur kohen te kujtoje patriarkun e saj. Ne 70-vjetorin e vdekjes se poetit dhe gjuhetarit At Gjergj Fishta, Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” zhvilloi konferencen shkencore “Fishta - Poeti dhe mendimtari kombetar”. Konferenca u hap me himnin e shkruar nga Gjergj Fishta dhe u mbyll me zerin e tij, duke recituar 3 strofa te “Lahutes se Malcise”. Nderkaq, studiues te letersise e gjuhesise nga Shkodra e Tirana, jo vetem referuan mbi figuren e Fishtes, por sollen edhe fakte te reja, deri me tani te panjohura, nxjerre nga arkivat shqiptare e te huaja, qe hedhin drite mbi personalitetin e klerikut dhe poetit. E tille ishte kumtesa e dom Nike Ukgjinit “Fishta ne dokumente te panjohura”. Studiuesi Shaban Sinani mbajti kumtesen “Fishta per statutet dhe kanunet”, drejtori i bibliotekes “Marin Barleti”, Shkoder, Gjovalin Çuni dhe Elinda Ramadani sollen Fishten permes shtypit te kohes, te tjere folen per Fishten poet, dramaturg dhe estet.
ALMA MILE