Tirana, KQZ nis numërimi i fletëve të kontestuara në Njesinë 6 dhe 7
TIRANE- Kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 82 vota në avantazh ,ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Rezultati paraprak i përket rinumërimit të votave të hedhura gabim në 630 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
BASHA AVANTAZH ME 80 VOTA
Ora 11:55-Ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 80 vota.
KODI 5, DEBAT NË KQZ
Ora 11.30-Edhe sot nuk kanë reshtuar debatet rreth Kodin 5. Subashi deklaroi: “Kam kërkuar të bëhet hetim i plotë administrative dhe ju nuk keni pranuar”.
Përfaqësuesi juridik i PS në KQZ, Genc Gjoncaj theksoi se kur kungojnë kode san ë një kuti në tjetrën, nuk mund të vijohet rinumërimi i votave pa u sqaruar mirë kjo cështje.
Ndërkohë kreu I KQZ, Arben Ristani deklaroi se “Kodi 5 përdoret në qëndrën e votimit dhe jo në qëndrën e numërimit. Ndaj nuk para e shënojnë kodin 5 në formula se nuk shërben për numërimin. Kaq ishte sqarimi, tani vijojmë punën”, tha Ristani.
NIS NUMERIMI, BASHA ENDE NE AVANTAZH ME 82 VOTA
Ora 10: 28 KQZ nis numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë 6 dhe 7, që i përkasin KZAZ 50, e KZAZ 51. Nga kutite e vena ne dispozicion per numerim u vu re se kodi 5 nuk eshte shenuar ne shume prej tyre. Edhe pas numërimit te kutive te para kandidati i djathtë Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenë me 82 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.
NUMERIMI
Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, filloi ditën e shtunë më 18 qershor dhe do të vazhdojë për 11 minibashkitë e Tiranës.
Gjatë ditës së djeshme në KQZ u numëruan fletët e kontestuara në kutitë e Njësive 4, dhe 5.
Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht, në të cilat bëjnë pjesë dy punonjës të administratës së KQZ-së dhe nga një përfaqësues i dy forcave politike, PD-së dhe PS-së.
Mbledhja e djeshme e këtij institucioni është shoqëruar ndërkohë me debate të ashpra. KQZ përjashtoi, pas një votimi 4 me 2, dy nga vëzhguesit e PS-së. Sipas Ristanit vëzhguesit thyen rregullat, nga ana e tyre vëzhguesit deklaruan se kanë pasur presioni. Ndërkohë gjatë paradites, me anë të një deklarate për shtyp, KQZ hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po hap KQZ-ja. “Nuk ka pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh. Nëse do të kishte mospërputhje të kodeve të sigurisë për kutitë e votimit, atëherë subjektet politike do kishin bërë ankimim, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur”, thuhej në deklaratën e KQZ-së.
(s.g/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 20 qershor, numërohen fletët e Njësisë 4, 5 19 qershor, numerimi ne Njesine 2, 3 18 qershor, KQZ nis rinumërimin, e para Njesine 1