E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia prodhon kompjuterin më të shpejtë në glob

JAPONI - Kompjuterin më të shpejtë në planet tashmë e zotëron Japonia. Kompjuteri i quajtur “K” është ndërtuar nga Fujitsu dhe mundë të bëjë 8.2 kuadrilion llogaritje për sekond. “K” qëndron për “Kei” që do të thotë 10 kuadrilion, ose numri i llogaritjeve që shkencëtarët shresojnë të arrinë.

Aftësitë e “K” janë të barabarta me 1 milion kompjutera të lidhur me njëri-tjetrin dhe është i përbër nga 672 njësi me 68.544 CPU. Planet janë të rritet numri i njësive në 800, gjë që do ta bëjë kopjuterin akoma më të fuqishëm e të shpejtë.

Shkencëtarët do ta përdorin kompjuterin për parashikimet e ndryshimeve klimaterike dhe katastrofave natyrore.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›