E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Gjykata, administrata e Kuvendi me integritet të ulët

TIRANE- Transparency internacional of Albania prezanton raportin për vlerësimin e progresit të bërë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri për tre pushtetet: Pushtetin gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ.

TIA vëren se korrupsioni vazhdon të mbetet problem dhe se tek të tre pushtetet pika më e dobët është integriteti. Në gjykatë e Kuvend, e administratë integriteti është vlerësuar me pika të dobëta nga ky raport.

Në Gjyqësor problem është dhe përmbushja e standardeve. Raporit vëren se ka "hendek mes ligjeve dhe zbatimit të tyre". Në administratë “konkurset shpesh janë fiktive” dhe vëren se është koha të bëhen ndryshime për nëpunësin civil.

TIA thekson nevojën për reforma në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa vëren se  mungon vullneti politik në realizimin e këtyre reformave.
(vazhdon)
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›